Aktualitet

Një shënim nga Mogherini: KE bëri gabimin historik që i tha Jo Tiranës e Shkupit, shpresoj ta korrigjojë sa më shpejt

Një shënim nga Mogherini: KE bëri gabimin historik që i tha

Shefja e Politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini citon fjalën e kryeministrit italian Giuseppe Conte i cili e quajti vendimin për Jo negociatave ndaj Tiranës dhe Shkupit Zyrtar, një gabim historik. Në një shënim të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian, Mogherini thotë se dy vendet kanë bërë përparime të jashtëzakonshme, dhe shpreson që ky gabim historik me veton e Francës të korrigjohet. Mogherini thotë se vendimi u shty, i referohet samitit të Zagrebit që do mbahet në maj të vitit 2020, ku është njoftuar se do të rikthehet çështja e negociatave.

Lexoni shënimin e Mogherinit:

Liderët e shteteve dhe qeverive në BE shtynë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga dy vendet dhe kundër raportit të Komisionit Europian. Më shumë sesa mundësi e humbur, ishte një gabim historik që shpresoj të korrigjohet sa më shpejt.

Por në vend të kësaj, Këshilli mori dy vendime të tjera të rëndësishmë, miratoi marrëveshjen e re me qeverinë britanike për daljen nga BE, dhe konfirmoi vendimet që morëm me ministrat e jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Përgjigja jonë ndaj sulmit të Ankarasë ndaj kurdëve sirianë ishte e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm që kemi dënuar ndërhyrjen, por kemi vendosur që Shtetet Anëtare të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi - secila në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar si dhe kemi miratuar sanksione ekonomike në përgjigje të veprimtarive turke jashtë bregdetit të Qipros./ Tiranapost.al E.B/ Kliko këtu.