• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Një shembull si Lorik Cana


    Lorik Cana vazhdon të mbetet një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në fushën e lojës por dhe jashtë saj.

    Kjo ishte arsyeja kryesore, që kapiteni legjendar i kuqezinjve ishte i ftuar këtë fundjavë nga Fondi i Edukimit Kosovë-Amerikë, në mbrëmjen gala të organizuar nga ky fondacion kushtuar cështjes së edukimit cilësor të të rinjve në Kosovë.

    I përkushtuar  së fundmi në nisma të shumta bamirësie, përfshirë dhe fondacionin ” Lorik Cana 5 Foundation”, ish-kapiteni si i ftuar special i mbrëmjes lëshoi një mesazh të qartë se që të gjithë duhet të bëjnë pak më shumë për të ndihmuar shqiptarët në fushën e artit, sportit dhe kulturës.

    Programi i “Kaef” ndihmon 8-10 të rinj nga Kosovë për të vazhduar studimet pasuniversitare në SH.B.A.

    Kryesisht në fushat e administrimit të biznesit apo që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Gjatë fjalës së tyre disa prej të ftuarve deklaruan se Kosovës nuk i mungojnë talentet dhe shembulli për t’u ndjekur është pikërisht, Lorik Cana.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]