Aktualitet

Një rrugë e re do lidhë Gjirokastrën me detin

Një rrugë e re do të ndërtohet në Gjirokastër. Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga rrugor Kardhiq-Delvinë, i cili lidh më shpejtë Gjirokastrën me bregdetin.

Me ndërtimin e kësaj rruge shmanget Qafa e Muzinës , duke vijuar nëpërmjet Nivicës.

“Me këto pamje të rrugës Kardhiq- Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, njoftim të cilin e ka shoqëruar edhe me video./ Copyright Tiranapost.al