Tech

Një qytet i ri në mes të detit

Janë bërë planet për të ndërtuar një qytet të ri në mes të detit. Qyteti i ri do jetë tekstualisht si të tjerët, me shtëpi, rrugë, kopshte, zyra etj. Një projekt pilot që po zhvillohet në ujërat bregdetare të Polinezisë franceze është edhe projekti i parë që deri në  vitin 2020, do ofrojë shtëpi sa për 300 banorë. Joe Quirk, president i Institutit Seasteading, përmendi planet e tij për qytetin në mes të oqeanit, ai thotë se qyteti do jetë i lirë nga kufizimet e imponuara nga qeveritë e botës. Në një intervistë për New York Times ai tregoi zhgënjimin e tij me qeveritë e tanishme se nuk i ofrojnë qytetarëve një jetë të mirë. Ai tha se projekti  'seasteading' vjen si një zgjidhje për ti shpëtuar këtij sistemi.  Për projektin Floating Island, drejtuar nga një kompani e re e ngritur nga Quirk dhe bashkëpunëtorët e tij të Frontiers Blue,  po punojnë me qeverinë lokale për të krijuar një 'Semi-Autonomous Floating Venice in Paradise’. Qyteti ‘lundrues’ do ekzistojë në një vend të veçantë ekonomik, duke lejuar Institutin e Seasteading të provojë disa nga idetë e tij në një mjedis të kontrolluar. Inxhinierët dhe arkitektët kanë vizituar një lokacion të panjohur ku do fillojë projekti.  Projekti parashikohet të kushtojë 167 milionë dollarë. Tiranapost.al E.B

seastead-storm.jpg