• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Një prej të arrestuarve është një nga grabitësit e Rinasit?


    Një ditë pasi policia arrestoi katër persona lidhur me grabitjen e Rinasit, dyshohet se një prej tyre është përfshirë direkt me ngjarjen.

    Sipas grupit hetimor, 38-vjeçari Oltian Veseli mori pjesë në grabitjen e 6.5 milionë eurove dhe mendohet se ishte në pistën e aeroportit.

    Lajmi u konfirmua mbrëmjen se sotme nga gazetarja Klodjana Lala gjatë emisionit “Opinion”, e cila tregoi se informacioni erdhi nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    Oltian Veseli është pikërisht i maskuari që shihet në foton më lart me kurriz, shumë pranë grabitësit Admir Murataj, që mbeti i vrarë nga ngjarja.

    Gazetarët e ftuar në studion e emisionit u shprehën se Oltjani nuk ishte arratisur, në mënyrë që të humbte gjurmët.

    Tre të arrestuarit e tjerë janë: Alkond Bengasi, 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç dhe Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan./ Tiranapost.al

    Grabitja në Rinas/ Detaje për katër të arrestuarit, policia siguron prova të shumta