• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    “Një pervers shërben si flamur për politikanë perversë, por s’mund të njollosë askënd!”


    “Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”.

    Ka qenë ky reagimi i fortë i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas publikimit të një video ku një polic bënte veprime të turpshme.

    Përmes një postimi në Twitter, ministri thekson se “Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer”. /Tiranapost.al/