Showbiz

Një pediatër zbulon 8 gjërat që s`duhet t`ia blini fëmijës

Një pediatër zbulon 8 gjërat që s`duhet t`ia blini

Krevati

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Ti asnjëherë nuk mund ta dish se cili lloj krevati është më i përshtatshëm për fëmijën tënd. Ditët e para mund ta vendosësh në një shportë ose në karrocë, pastaj duke parë e duke bërë. Krevati mund të mos jetë i rëndësishëm që në fillim, ose mund të ta dhurojë dikush më vonë.

Tavolina për ta ndërruar

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Fëmijët bien prej saj sado i kujdesshëm të jetë prindi. Sugjerohet më mirë diçka plastmasë që nuk e depërton ujin në krevat. Aty mund ta ndërrosh rehat.

Karrocë me shport për bebe

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Do ta përdorësh aq pak atë pjesë sa që nuk do justifikosh as lekët që shpenzove. Më mirë kërkoja dikujt. Fëmija rritet shpejt dhe vështirë të qëndrojë shtrirë kur e nxjerr shëtitje.

Rroba

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Në Francë i shesin rrobat e përdorura të fëmijëve, 1 euro për 1 kilogram rroba. Kjo është zgjidhja më e zgjuar. Edhe në Shqipëri ka treg që shet rroba të përdorura, plus që mund të mbledhësh nga miqtë dhe familjarët. Shumë nga rrobat ka mundësi edhe të mos ia veshësh asnjëherë.

Sterilizues biberonësh

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Nuk ka asnjë lloj mikrobi në shtëpinë tënde i cili mund të të vrasë fëmijën. Kështu që nuk ke përse ta blesh. Për më tepër disa mikrobe i duhen trupit të fëmijës për të krijuar imunitetin.

Peshore

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Blije nëse do të jesh në ankth gjatë gjithë kohës, ra një gram, shtoi një gram.

Monitor bebi

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

Nëse ke një shtëpi të vogël nuk është hiç nevoja. Plus që fëmija rritet shpejt, fillon lëviz dhe sa të shkosh ti në krevatin e tij për ta marrë, do ketë dalë vetë.

Lodrat

[caption id="" align="aligncenter" width="728"]An Experienced Pediatrician Reveals Which Things Are Unnecessary to Buy Before a Child Is Born Foto nga Bright Side[/caption]

2 ose 3 lodra në krevat ose rreth tij janë të mjaftueshme. Më shumë për çfarë i duhen? Për ta shpërqëndruar?

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.