Nën lupën e Stela Sallakut

Një pardesy ndryshe për të gjithë sipas Stelës!

Një pardesy ndryshe për të gjithë sipas Stelës!

Pardesyja blu, me palat asimetrike, e cila u zgjodh nga juria e modës në Ljubljanë si dizajni më avant-garde në Shqipëri, i ka fillesat pikërisht nga deti. Frymëzimi më erdhi një ditë vere, kur deti ishte blu dhe me dallgë. Doja ta shndërroja pikërisht atë moment në veshje, por jo në një të çfardoshme, por në diçka që mund ta veshësh gjithë vitin dhe të sjellësh ndërmend përherë detin dhe valët.

Përshkrimi i saktë:

”Under the yellow Sun, lies the majestic Sea. It’s waves crush with their distinctive noise, in the shore.”

”Nën diellin vezullues, shtrihet deti madhështor. Ndërkohë që dallgët përplasen me zhurmën e tyre karakteristike në breg”.

Ndaj më erdhi ideja ta shndërroja në një pardesy të leshtë. Zgjodha një lloj stofi në trashësi mesatare, që do harkohej bukur tek palat. Nuk doja të ishin të ngurta, si palltot e zakonshme. Por të krijonin dinamikë në ecje. Copa nuk mban rrudhë, ndryshe nga pardesytë doku, sepse e plotëson dhe astari i brendshëm.

Ndërkohë, edhe në botë, pardesytë janë kryefjalë e vjeshtës. Përveç vendeve skandinave, që i veshin në muajt gusht-shtator. Në Ljubljanë kishin filluar palltot, ose pellushi qimeshkurtër.

Këtë sezon kemi parë pardesy të gjata dhe pa prerje beli, ose penca për të konturuar trupin. Dizajnet janë kthyer nē vitet ‘80-‘90, me pak prekje moderne.