• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një numër fati për çdo shenjë horoskopi


    Secila shenjë horoskopi ka numrin e saj me fat. Le ta zbulojmë bashkë cila është e jotja.

    Dashi

    Kreativ, aventurier, antikonformist me një ndjenjë të madhe lirie, ka 5-ën numrin e tij me fat.

    Demi

    Shenja që e shijon jetën, por që i ka edhe këmbët të ngulura mirë në tokë, ka 12-ën numrin e saj me fat.

    Binjakët

    Binjakët bipolarë kanë 2-shin numrin me fat. Ndaj janë dy, ndaj kanë dy gjendje në të njëjtën kohë: mirë dhe keq, dashuri dhe urrejtje.

    Gaforrja

    Të ndjeshmit dhe këmbëngulësit 8-tën kanë numrin e tyre me fat.

    Luani

    Liderët nuk mund të kenë numër tjetër me fat veç 1-shit.

    Virgjëresha

    Xhentilët Virgjëreshë kanë 7-ën numrin e tyre.

    Peshorja

    Të ndershmit Peshore kanë 6-ën. Numrin që përfaqëson harmoninë, ekuilibrin dhe ndjeshmërinë. Se kështu është Peshorja.

    Akrepi

    Të disiplinuarit dhe në të njëjtën kohë rebelët Akrep kanë 4-ën numrin e tyre me fat, sidomos në punët e dashurisë.

    Shigjetari

    3-shi është numri i tyre. Ky numër do t`i shfaqet gjithmonë në momentet kyçe të jetës.

    Bricjapi

    Numri 9 është i Bricjapit. Ky është ai me fat që i ndihmon të ngjiten në rrugën e karrierës.

    Ujori

    Zeroja, ky është numri i tyre që i përshtatet vizionit idealist që ata kanë. Numër që lidhet me ciklin e jetës.

    Peshqit

    Për shenjën që kërkon pavarësi dhe zbulim, numri me fat është 11-ta.

    *Ky post u përshtat nga Fabjola Hije.