• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Te gjitha

    “Një ngjarje si në filmat Western”, skema si i vrau Dritan Dajti katër policët


    Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar skemën e krimit të ndodhur në vitin 2009, kur Dritan Dajti u mori jetën katër policëve, në një ngjarje të ndodhur në Durrës.

    Në emisionin “Opinion”, Dervishi tha se Dajti ka qëlluar policin e parë që nga brenda makinës me xhama të errët, dhe më pas një nga një ka ekzekutuar tre policët e tjerë.

    Polici i fundit, që mbante një kallashnikov, ka arritur të shpëtojë pasi mbante një jelek antiplumb, dhe ka qenë pikëtisht ai që la të plagosur Dritan Dajtin.

    “Është një ngjarje si në filmat Western, pasi kanë qëlluar të dy njëkohësisht”, tha Dervishi.

    Kujtojmë që Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin, duke e dënuar përfundimisht me 25 vjet burg. /Tiranapost.al/