• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Një nga partitë kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit


    Partia Uniteti Kombëtar tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, me pretendimin se nuk do të refuzojë dekretin e Metës.

    Kreu i PUK, Idajet Beqiri, dërgoi kërkesën në KQZ për të bërë çregjistrimin e partisë nga zgjedhjet dhe që të hiqet emri i saj nga listat për kryebashkiakë dhe këshilltarë.

    Për këtë kërkesë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 13:00, për të dhënë vendimin nëse të bëhet apo jo çregjistrimi i kësaj partie.

    Nëse KQZ refuzon çregjistrimin e Partisë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, pritet të shkojë në Kolegjin Zgjedhor nga kryetari Idajet Beqiri./ Tiranapost.al