Art dhe Kulturë

Një nga filmat më të bukur të viteve '80 do të xhirohet sërish

Protagonistët e filmit të famshëm “Overboard” (“Në bordin e shtëpisë sonë”, në shqip) ishin një trashëgimtare e pasur dhe e llastuar, që pasi ra në oqean dhe rrezikoi të mbytej, u prek nga amnezia dhe u shpëtua nga një marangoz, që në fund u dashurua me të.

kurt russell

Por version i ri, në regjinë dhe skenarin e Rob Greenberg dhe Bob Fisher, sjell një përmbysje të historisë. Në qendër të historisë do të jetë një playboy i rritur në një nga familjet më të pasura të meksikës, që bië nga jahti i tij në det dhe humbet kujtesën. Ai do të shpëtohet nga një grua e shtresës së varfër, e cila do ta bëjë të besojë se janë të martuar.

anna faris

Anna Faris do të jetë pjesë e komedisë klasike të Goldie Hawn dhe Kurt Russell “Overboard”, por nuk do të jetë ajo që do të bjerë në oqean. Kush do të jetë tjetri? Meksikani Eugenio Derbez.

eugenio derbez

Më parë u përfol se rolin e kryesor mund ta kishin disa aktore, ndër të cilat Katherine Heigl, Jennifer Lopez dhe Kate Hudson, e bija e Goldie Hawn, protagonistes së filmit original.

Xhirimet do të fillojnë në maj në qytetin e Vankuverit.