• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Një ndër arsyet pse ndihesh shumë i lodhur mund të jetë mungesa e magnezit


    Të gjithë duam një jetë të mirë e sa më të gjatë. Por a po jetojmë vërtetë mirë ndërkohë që ditët kalojnë, muajt e vitet dhe edhe pse nuk na e bën zemra ta themi, është ligj i natyrës që do plakemi…

    Por deri atëherë, ka shumë njerëz që ankohen se nuk kanë energji, jo nga mosha e vjetër, edhe të rinj që nuk u dilet qoftë për të pirë diçka jashtë me shoqërinë. Por para se të thoni: e ka fajin stresi, ekspertët në fakt thonë se magnezi luan rol të rëndësishëm.

    Na duhet të mbajmë në funksion dhe në formë të mirë muskujt, gjithashtu kockat të forta. Ajo që duhet të dimë është se magnezi është minerali, kryesori dhe co-factori i më shumë se 300 enzimave në trupin tonë, është shumë i rëndësishëm për reaksionet që përfshijnë ATP molekulën që siguron energjinë në qeliza dhe në trupat tanë.  Nëse ke një metabolizëm normal nuk mjafton thjesht të ushqehesh me banane apo fara kungulli për të pasur energji.

    Ekspertët e FutureYou Cambridge  thonë se po punojnë për të nxjerë në treg një suplement magnezi që njerëzit ta përdorin si përbërës shtesë.  Njihet ndryshe si laktat magnez dhe është më i lehtë për tu absorbuar në trup.

    Magnezi gjendet në ushqime si fasulet e zeza, spinaqi dhe kikirikët. Duhet që trupi të ketë sasinë e duhur, por jo duke e tejkaluar. Ekspertët thonë se gjithsesi duhet fillimisht të bëni vizitë tek mjeku për të marrë trajtimin e duhur, në këtë rast kurën me magnesium që shumicën e rasteve janë suplementet magnesium plus. / Daily Mail/ Tiranapost.al. 

    If you¿re lacking energy in the mornings it can have a knock-on effect on your moods, your muscles and how much you get out of your day

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]