Aktualitet

Një i mitur shqiptar nxirret i pajetë nga plazhi grek

Një i mitur shqiptar nxirret i pajetë nga plazhi grek

Një i mitur shqiptar 12 vjeç u nxor i pajetë nga plazhi Zefiros, në qytetin e Rhodes-it.

Ngjarja e rëndë mësohet se ndodhi këtë të diel. Trupi i tij u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rhodes-it, ku u regjistrua vdekja e tij.

Sipas mediave greke, Autoriteti Qendror i Portit do të kryejë autopsinë për përcaktimin e rrethanave të vdekjes, ndërsa kanë nisur hetimet./Tiranapost.al