Aktualitet

Një manjolë për nënën! Fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi mbjellin pemë

Të gjithë e kanë gjetur mundësinë për të mbjellë një pemë si një mënyrë për të memorizuar diçka; një datë, një ngjarje, apo një person të shtrenjtë.

Në nderim të nënës së tyre e cila nuk jeton më, dy fëmijët e gjykatëses Fildez Hafizi kanë mbjellë pemë. Kryebashkiaku Veliaj i ka marrë fëmijët e gjyqtares së ndjerë dhe kushërirat e tyre për të mbjellë një pemë manjola.

Me dy të rinjtë e mrekullueshëm të familjes Hafizi dhe kushërirat e tyre të vogla, të cilët i dedikuan kujtimit të nënës së tyre një pemë manjola dhe që e nderojnë më pas çdo ditë me rezultate të shkëlqyera në mësime, e sjellje shembullore në Tiranë!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Gjykatësja Fildez Hafizi e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Fadil Kasemi me 31 gusht të vitit 2017, ka lënë pas dy fëmijë të cilët pas vrasjes të së ëmës jetonin me dy gjyshërit me qira në një banesë të vjetër e në kushte të vështira ekonomike. /Tiranapost.al