Art dhe Kulturë

Një mama e çmendur si Nicole Kidman

Një mama e çmendur si Nicole Kidman

La Repubblica/ Thjeshtësinë e gjen në “45 hektarët e pronës së saj në New South Wales, mes miqve dhe fshatarëve”. Dashuria kalon përmes “gjashtë alpacave, një tufë lopësh të zeza dhe pulave që kam në shtëpi”. Dhe sigurisht një foto e maçokut të fëmijërisë, Gregory.

Nicole Kidman, do të kalojë edhe një vit tjetër plot impenjime. “Luaj rolin e mamasë në tre filma që priten të dalin. Janë gra guximtare, të adhurueshme. Edhe më parë kam luajtur rolin e disa mamave, por këto të fundit për mua janë një burim surprizat të pashterueshme.”

Luan mbretëreshën Atlanna, nënën e “Mbrojtësit të oqeaneve” në filmitn Aquaman, gruan e një pastori që çon djalin homoseksual në terapi grupi (Boy erased) dhe sapo ka xhiruar në Monterey County episodet e reja të “Big little lies”, së bashku me Meryl Streep.

Në sezonin e parë të serive HBO, personazhi i saj Celeste thoshte: “Më vjen turp. Të jesh mama nuk mjafton. Thjesht nuk mjafton.” Tek ajo – dy fëmijë me Tom Cruise dhe dy me muzikanin Keith Urban, bashkëshortin aktual – bashkëjetojnë shumë mama kinematografike. “Duket sikur në një çast të caktuar të gjitha duan të ngrihen në këmbë dhe t’i tregojnë publikut të madh se kush janë”.

Por një perde misteri e rrethon Kidmanin mbi raportet e saj me fëmijët adoptivë që kur martesa me Cruise përfundoi dhe ata zgjodhën të jetojnë me babain në kishën e Scientology. “Unë dhe bashkëshorti im kemi dy vajza që kërkojnë vëmendje. Janë Faith Margaret, 7 vjeç dhe Sunday Rose, 10 vjeç. Na thonë se jemi gjithmonë të zënë, mbi të gjitha mua. Më quajnë “mamaja e çmendur”. Por thellë-thellë mendoj se i pëlqejnë transformimet e mia, personazhet, historitë. Në shtëpi e përdorim shumë imagjinatën dhe shohim shumë televizor. Madje më duket vetja si e droguar pas serive televizive. Nëse filloj, nuk shkëputem më. Por durim, kjo do të thotë se vitin tjetër do të rrimë të mbyllura në shtëpi.” Sigurisht me vajzat në fermën Kidman, në zemër të Australisë. Vetëm nëse Akademia e çmimeve Oskar nuk e telefonon./Tiranapost.al, përktheu Erjon Uka.