Aktualitet

Një letër për vjehrrin dhe vjehrrën: Si ka mundësi të jeni kaq...

Jam e habitur për prindërit e burrit. Ata kurrë nuk kanë pasur ndonjë qëllim të keq ndaj meje apo familjes time por mungesa e interesit është aq tronditëse për mua sa më bën të ndihem e padëshiruar dhe e stresuar. Ata kanë dy nipër e mbesa. Kur isha shtatzënë për herë të parë prisja fëmijën e djalit të tyre dhe ata dukeshin të entuziazmuar nga perspektiva që më në fund do bëheshin gjyshër.

Megjithëse nuk kanë qenë kurrë të ngrohtë më mua, nuk e ndjeja në asnjë mënyrë se nuk ishit të kënaqur me një nuse si unë.

Shenjat e emocioneve shprehen haptas në sytë e tyre dhe kjo i bën aq të lexueshëm. Mendova se do ndiheshin mirë kur iu kërkuam bashkë më burrin të kujdeseshin për fëmijën kur u larguam në fundjavë.

Kur u kthyem dukeshin aq të mërzitur sa e kuptova që ata mezi po prisnin të vinim e të largonin përgjegjësinë. Që nga ajo ditë nuk iu kërkova të kujdeseshin për asnjë moment për fëmijën. Për të mos e mbaruar me kaq, u larguan pa na përshëndetur dhe nuk na kontaktojnë.

Sot fëmijët e mi po përpiqen aq shumë për të fituar vëmendjen dhe dashurinë e tyre por ata nuk  duan t’ja dinë. E kuptoj dhe e ndjej me dëshpërim të madh këtë gjë. Sa herë ju kam thënë që do dal në park më fëmijët që ju ti takoni por gjithmonë më keni refuzuar me edukatë’.

Nuk e di nëse jam un shkaku apo diçka tjetër....Tiranapost.al E.B

A leterrr

the g