• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për vëllain tim që nuk më flet qëkur u bëra nënë


    Në adresën e “The Guardian” një motër i është drejtuar përmes një letre vëllait të saj me të cilin nuk flet prej gjashtë vitesh.

    “Kalova disa kohë duke provuar pa sukses për një fertilizim In Vitro, ndaj me bashkëshortin vendosëm që të nisnim procedurat për adoptimin e një fëmije. “Çfarë je duke bërë? Me këtë vendim do më hapësh probleme me gruan”, më the një ditë dhe më trondite. Ç`faj kisha unë se ti i ke dy fëmijë nga martesa e mëparshme dhe i rimartuar tashmë me një grua më të madhe në moshë se vetja nuk ke lindur fëmijë të tjerë, se ajo s`mundet. Tani e kuptoj se sa e vështirë është kjo për të. Unë kalova 10 vjet duke provuar për ta ngjizur një. Pastaj më the se nëse vazhdoja me procedurat nuk do më flisje më, unë vazhdova me idenë time dhe ti e mbajte premtimin.

    Nuk më fole në një festë familjare që ishim të dy të pranishëm. Më vure re dhe bëre sikur nuk ekzistoja. Pastaj, edhe një vit më pas kur birësova djalin, erdhe për një vizitë të shpejtë bashkë me gruan dhe nuk më fole fare. Edhe ku i thashë babait të fliste me ty për t`i dhënë fund këtij absurditeti, ti i the se e kishe marrë tashmë këtë vendim dhe unë kuptova se thjesht po harxhoja energjitë e mia me ty. Sot, gjashtë vjet më vonë, jam bërë edhe me një vajzë, sërish e adoptuar. Dhe ti ende mungon. Nuk je i pranishëm në jetën e tyre. Unë jam dorëzuar se gjithsesi nuk jam penduar. Jam e bekuar që kam dy fëmijë dhe do kisha vepruar edhe njëqind herë njësoj”.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.