Showbiz

Një letër për vëllain tim që më torturoi gjatë gjithë fëmijërisë

Një letër për vëllain tim që më torturoi

Jam rritur duke qenë në garë me ty. Ti duhej të fitoje pa marrë parasysh se ç`duhej të bëje. Mashtroje në lojë, ndryshoje rregullat në favorin tënd, më fajësoje për gabimet e tua.

Gjithçka ishte si një konkurs. Më ke tallur, poshtëruar, më ke bërë të ndihem i pasigurt.

Isha fëmijë i ndjeshëm. Prindërit tanë ishin të pranishëm, përkrahës, por kurrë nuk ditën të trajtonin ndjeshmërinë time. Lotët e mia nuk i interesonin askujt, sepse u bënë të shpeshta dhe kështu m`u vu nofka “qaramani”.

Isha fëmija i mesëm, ndaj kurrë s`kam marrë vëmendjen që duhej. I pari ishe ti, pastaj ishte dhe një më i vogël kështu që askush nuk merrej me mua. Kam mbajtur gjithmonë rrobat që s`të bënin më ty, lodrat që s`doje më ti. Kur më blenë njëherë për ditëlindje një makinë me pedale bërtita nga gëzimi dhe nuk e besoja që ishte e imja. S`kisha pasur kurrë diçka të re.

Duke qenë se je ca vite më i madh se unë, ke qenë gjithmonë më i fortë dhe më i shpejtë. Mbaj mend vetëm një herë që ia kam dal të të godas, kur doje të më merrje një qese me patatina që isha duke e ngrënë.

Vite me radhë kam pasur frikë nga ty. Për plagët që më ke lënë e për pasiguritë. Gruaja më pyet tani përse s`takohem me ty. I kam thënë se kur kërkoja unë mbështetjen, ti s`ma dhe. Megjithëse tani që jemi të rritur e kuptoj që gjithë sjellja jote i dedikohet dyshimeve që ti kishe tek vetja.

Prindërit tanë nuk ishin të këqij, vetëm se duhej të kishin pasur pak më shumë vëmendje mbi ne. Kur më vonë pata ca probleme isha i sëmurë dhe vuaja nga ankthi ti ishe i pari që u shqetësove për mua, që më pyete si ishin gjërat.

Ti ke ndryshuar, je rritur, je bërë fiks vëllai i madh, i dashur dhe i interesuar për mirëqenien time. Ama kohën s`mund ta kthejmë dhe s`mund të kemi më një fëmijëri të qetë e të bukur. Unë do ta jap një mundësi të bëhemi miq të paktën tani.

*Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.