Showbiz

Një letër për njerkën time vdekja e së cilës nuk më trishtoi

Një letër për njerkën time vdekja e së cilës nuk

Babai ynë u lidh me ty 3 muaj pasi nëna ishte ndarë nga jeta pas 6 viteve me kancer. Ne nuk e mendonim se do bëheshe pjesë e jetës sonë. Ti ia bëre të qartë babait tonë që s`doje t`ia dije për mua, vëllezërit e mi dhe motrën.

Nuk kishe asnjë arsye, thjesht s`na doje. Të mjaftonte vetëm ekzistenca jonë dhe kaq. Ishe e fokusuar vetëm tek arritjet e fëmijëve të tu. Kur mamaja vdiq ne ishim mes 10-18 vjeç.

Ti e doje babain tonë, por ishe xheloze sa herë që ai kalonte kohë me ne, edhe kur ne u rritëm. Ti dhe babai jetonit në shtëpinë që mami jonë ndërtoi, por ia the hapur që ne nuik ishim të mirëpritur aty.

Inati yt ndaj nesh kishte lidhje me xhelozinë tënde për martesën e lumtur e të gjatë të prindërve të mi.

Që kur vdiqe pesë muaj më parë, jam duke mbajtur zi, jo për ty, por për fëmijërinë time dhe të vëllezërve e motrës sime të shkuar dëm.

Vdekja jotë nuk më trishtoi. Më në fund do rivendosim lidhjet e humbura me babain tonë, ato lidhje që ti na i mohove.

Do doja shumë që të na e kishe dhënë një mundësi, por tani që s`je më uroj vetëm të prehesh në paqe.

*Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.