• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për nënën time që vdiq duke më lindur


    Ne u takuam vetëm njëherë atë natë shtatori, më shumë se 60 vjet më parë. Tani që zbulova letrat që dikur i nisje babit, vendosa të të shkruaja unë ty një…

    Leximi i atyre letrave të ktheu për mua në jetë. Ndjeva një lidhje të fortë me ty. Di shumë për ty, por më lejo të të prezantoj veten. Unë jam vajza jote, ajo që linde atë natë që do ishte fatale për ty. Në fillim ishte motra jote, tezja ime ajo që u zotua për të më mbajtur. Pas katër viteve të lumtura që kalova me të u vendos që të rritesha bashkë me motrat dhe vëllezërit dhe atje jeta ishte shumë larg ideales. Për ne kujdesej një grua që nuk më pëlqente, e egër dhe zemërkeqe. Kur motra e madhe e pa situatën vendosi ta linte shkollën dhe të kujdesej vetë për ne.

    Në të njëjtën periudhë halla i gjeti babit një grua, sepse ai s`mund të jetonte më i ve. Kishte humbur një këmbë në luftë dhe donte dikë që të kujdesej për të.

    Ajo erdhi në shtëpi dhe ne e quajtëm “ma”. Ti për ne ishe “mamaja”, “nëna”. Gruaja e babit ishte e mirë, shumë pozitive. Solli rehati në jetën tonë dhe shumë dritë. Na nxori nga mërzia, na i mbushi jetët plot. Të gjashtë ne, fëmijët e tu, studiuam, punuam, u martuam dhe krijuam jetët tona, tani jemi gjyshër.

    Nëse do shikoje pas në kohë do numëroje 16 nipër të shëndetshëm dhe 22 stërnipër e stërmbesa. Sa e lumtur do ishe të vështroje në portretet e tyre.

    Vdekja jote na afroi më shumë të gjithëve ne. Edhe sot që jetojmë larg, i kemi lidhjet po njësoj.

    Ah, nuk të tregova emrin tim. Nuk kam atë që ti kishe menduar për mua, më vunë tëndin. Të them të drejtën, gjithë jetën kam luftuar me të. E lidhja me ardhjen time dhe vdekjen tënde. Ishte e vështirë të jetoje me këtë lloj statusi. Tani nuk e kam më problem, jo pasi lexova letrat e tua dhe të njoha ty më mirë. U lidha më shumë me ty.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post