• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për motrën time sekrete që të them të drejtën e urrej


    Ti ishe 8 vjeçe kur unë të takova për herë të parë. Unë isha 27. Babai më solli të të takoja ty dhe në nënën tënde në një kafene. Isha e qartë që në fillim që nuk do t`ju bëja të ndiheshin keq. Po vije drejt nesh me mamanë tënde. Nuk të kisha parë kurrë më parë, as nënën tënde që ishte pjesë e jetës sonë prej 15 vitesh. Ajo ishte gruaja që kishte zënë kohën e babit, dilte me të, flinte me të dhe kishte bërë fëmijë me të, me farëzim artificial. Përse duhej ta donte babai një fëmijë tjetër kur kishte katër e kur ishte ende i martuar me nënën tonë? Ku qëndronte problemi tek ne? Këto ishin mendimet që na kishin shoqëruar për vite me radhë.

    Unë kam qenë dëshmitare në 10 vitet që nëna ime u përpoq ta mbante familjen të bashkuar. I lutej babait t`i jepte fund me nënën tënde, kam ngritur nga toka nënën time kur piu një grusht me ilaçe nga mërzia.  E urreva nënën tënde, babain tim, por siç thashë i premtova veten që nuk do ju mbaja inat. Do t`jua jepja një mundësi.

    Po kjo nuk zgjati shumë. Nisi të më përzihej sapo nëna jote filloi të fliste. S`po mundesha dot. Më keq u bëra kur ti e thërrite babi. Aty u sëmura fare.

    Vite më vonë vazhduam takimet, por asnjëherë nuk të pata për zemër. Isha xheloze. Se babai në tavolinën e punës përballë tij të mban ty dhe nënën tënde në foto, kurse fëmijët e tij të rritur dhe nipërit e mbesat i ka lënë në pjesën anësore. Flet shumë për ju, festat i feston me ju dhe shqetësohet për ty se je fëmijë i vetëm.

    Më vonë unë ika larg, u martova. Një ditë nëna më mori në telefon dhe më tha që babi i kishte kërkuar divorcin. Do martohej me nënën tënde. Kur dëgjova dënesën e nënës sime në anën tjetër të telefonit ju urreve me shpirt. Edhe tani që jam kthyer në qytetin tim dhe babai më tha që ti do të takosh fëmijët e mi, ia preva shkurt. Nuk mundem. Unë nuk dua të të takoj kurrë më.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.