• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për kunatën time që s’ngjan me asnjë kunatë në botë


    Në fillim nuk e pëlqyem njëra-tjetrën, edhe ti je dakord për këtë. Ti ishe nënë me dy fëmijë të vegjël në atë kohë, kurse unë, e dashura e vëllait tënd isha në vitin e fundit të fakultetit. U bëmë kunata dhe jetuam afër njëra-tjetrës. Ti më ke këshilluar vazhdimisht, por si shoqe, si mike, asnjëherë me superioritet. Ti më ke ndihmuar për të rritur dy djemtë e mi, më dhe rrobat e fëmijëve të tu. Ishim bashkë edhe gjatë adoleshencës së tyre dhe problemeve që patën.

    Ti ke pasur edhe problemet e tua. Je ndarë nga burri, u riktheve në punë ndërkohë që menaxhoje dy fëmijë adoleshentë, rindërtove jetën nga fillimi. Pastaj burri yt i dytë, dashuria e vërtetë e jetës tënde vdiq. Pastaj u fokusove tek kujdesi për babain tënd të moshuar.

    Dhe kur tragjedia më goditi mua, ti ishe sërish aty. Djali im i madh që vuante nkuga paranoja vrau veten dhe unë e kalova këtë vetëm me ndihmën tënde.

    Për ditëlindje të dërgova një pusullë në të cilën të shkruajta: “Gëzuar ditëlindjen motër” dhe ti m`u përgjigje se e kishe gjetur motrën që kërkoje prej vitesh.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.