• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për gruan e panjohur që i fali burrit tim 18 vite jetë


    Unë nuk të njoh personalisht, por di vetëm se ku jeton. Je e ve që nga 1996-ta, por 18 vjet më parë isha aq afër teje sa me askënd tjetër. Ndihem sërish e lidhur shpirtërisht me ty, sot. 18 vjet më parë qëndroja pas derës së operacionit duke u lutur që mëlçia e burrit tënd të shpëtonte burrin tim.

    Sot që edhe burri im u nda nga jeta të kuptoj shumë mirë se si je ndjerë ti atë ditë. Ti i dhe atij 18 vite jetë.

    Në 18 vite jetë që ti ia fale, ai bëri shumë. Jetoi, punoi. Ishte muzikant klasik, kompozitor me integritet. Ai zbuloi talente të reja gjatë këtyre viteve dhe i dha botës muzikantë të rinj.

    Burri im ishte i sëmurë me hemofili dhe ajo ia dëmtoi mëlçinë. Ndaj i duhej një transplant. Fatkeqësia e burrit tënd ishte fati i tij.

    Nuk e harruam kurrë burrin tënd. Kemi ndezur qirinj për të në çdo kishë e katedrale që kemi shkelur.

    Ashtu si ti, edhe unë e dhurova trupin e burrit tim. Ishte dëshira e tij që të ofrohej për studime të hepatitit, meqë ai mbijetoi me një kohë rekord, 18 vjet që nga transplanti.

    Ndaj të them faleminderit! Për jetën e burrit tim dhe për shembullin që më fale. Nuk do ta mësoj kurrë emrin tënd edhe pse ti je si motër për mua.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690