• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për gjyshen time… të parën dhe të vetmen që më kuptoi


    Po shëtisja tek ura që ndan shtëpitë tona, ca muaj pasi ti ishe ndarë nga jeta, dhe mendova: askush s`do më shikojë si ty me ata sy gjithë dashuri.

    Ne jetonim bashkë në apartamentin tënd gjatë verës dhe kujdesesha për ty duke qenë se Alzhaimeri po bëhej gjithmonë e më keq. Ndërkohë unë isha studente. Uleshim mbrëmjeve dhe bisedonim. E tregoje bukur çdo histori. E adhuroja të të dëgjoja teksa flisje.

    Një ditë më the se ishe e shqetësuar për mua, se disa njerëz priren të vrapojnë drejt martesës dhe krijimit të familjes.

    Megjthëse ti ishe kujdesur për shumë njerëz gjatë jetës tënde, e njihje mirë vetminë. Mbase prandaj ne tërhiqeshim kaq shumë nga njëra-tjetrën.

    Atë ditë mbaj mend që më fole për dashurinë tënde të parë që nuk ishte gjyshi im dhe që vdekja ju ndau. Të shkëlqenin sytë kur flisje për të. Dhe po atë ditë të bëra pyetjen që kisha pasur frikë të ta bëja gjithë jetën: A re ndonjëherë në dashuri me gjyshin?

    Kurrë s`do ta harroj përgjigjen tënde. “Dashuria është ashtu siç ti e bën vetë. Dashuria nuk është një gjë e gatshme”, më the dhe të kuptova.

    Që nga ai moment lidhja ime me të dashurin ndryshoi. Nisa t`i kushtoja më shumë kohë, udhëtova, njoha më mirë veten dhe gjithçka ishte ndryshe.

    Bëra shumë gjëra që nuk i kisha bërë kurrë më parë. Joga, meditim, mendova më shumë se ç`mund të bëj se ç`duhet të kisha bërë, bëra qejf dhe krijova njohje me njerëz tërheqës.

    Tani jam 42 vjeçe dhe kanë kaluar 10 vjet që kur ke vdekur. Kam thinja njësoj si ty dikur dhe s`e ke idenë sa herë më thonë njerëzit që të ngjaj. Faleminderit që më deshe aq shumë dhe më tregove çfarë është dashuria.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post