• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për djalin tim, që në fakt s’është djali im


    Në adresën e “The Guardian” një grua i ka shkruar një letër djalit të ish-burrit që e do si djalin e saj.

    “Të njoha kur ti ishe 3 javësh. E dija që e jona do zgjaste përgjithmonë, por askush nuk më besoi. Isha 23 vjeç dhe po dilja me babain tënd që ishte një 20-vjeçar me një bebe të vogël në duar.

    Njerëzit mendonin se një ditë nëna jote adoleshente do kthehej. Oh sa shumë që më gjykuam.

    Po unë të doja. Të desha që kur të pashë për herë të parë, që kur të mora në krahë për herë të parë. Buzëqeshja jote… E mbështeta babain tënd që të bëhej babai që e dija se ai mund të bëhej. Njerëzit filluan të mendonin sa e mrekullueshme isha unë që po rrisja një fëmijë që nuk ishte i imi. Kurse unë mërzitesha kur i dëgjoja këto fjalë, se ti në fakt ishe imi.

    Ishe dy vjeç kur babai yt më la. Dhe nuk kisha asnjë të drejtë ligjore mbi ty. U bëra një prind fundjave. Bota m`u shemb. Ti bërtite dhe qave shumë kur unë u largova nga shtëpia. Ishe mësuar që të merrja me vete edhe kur shkoja në tualet. Pas disa vitesh të prezantova me partnerin tim të ri. Ende e mbaj mend sa shumë gëzove kur të thashë që do bëheshe me një vëlla. E dija që do ishe një vëlla i mrekullueshëm.

    Njerëzit më thoshin sa mirë që do bëhesh mami, ndërkohë që unë isha bërë mami 6 vite më parë, me ty.

    Kur hyre në adoleshencë vendose të më thërrisje në emër dhe jo më “mami”. Unë të thashë: Nuk ka problem”, dhe në fakt të gënjeva. Nuk më pëlqeu.

    Më erdhi inat që ti po rriteshe dhe po filloje të mendoje për nënën që të lindi. Është e natyrshme të kërkosh origjinën. Po unë gjithsesi u mërzita. Pata frikë se ti ke një vend special në zemrën time dhe do ta kesh gjithmonë.

    Me shumë dashuri, përgjithmonë mami yt”.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.