• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për burrin tim që shumë shpejt do jetë i ve


    Mirë, i dashuri im, të enjten e kaluar morëm lajme të këqija. Hematologu na pa në sy dhe na tha që kam edhe 6 muaj jetë. Nga spitali shkuam mes shiut në shtëpi. Kemi udhëtuar kaq shumë bashkë, por udhëtimet e tanishme kanë qenë vetëm për sëmundjen.

    Kur u njohëm nuk kishim në plan të martoheshim, por ja që ishte e thënë. Dasma jonë ishte shumë e bukur dhe i premtuam njëri-tjetrin në të mirë e në të keq, në shëndet e në sëmundje.

    Unë gjithmonë kam pasur frikë se do sëmureshe ti, sepse pi duhan shumë, sepse nuk ha mirë, se ke një punë stresante. Unë kurrë s`kam qenë sëmurë më parë, kurrë s`kam pirë duhan.

    Pas tre lindjeve me çezarian, meningjitit dhe sëmundjes së tanishme ndihem e rraskapitur.

    Sipas statistikave nuk kam qenë me fat për prognozën e sëmundjes. Fatit e kam pasur në dashuri. Nuk kam pendesa, përveç një mërzitjeje që po iki e po të lë. Nuk do jesh vetëm se ke tre fëmijët tanë, 10, 7 dhe 3 vjeç. Ke miq të mirë, që do të të rrinë afër të paktën vitin e parë.

    Kur më hedh krahun rreth belit në netët tona pa gjumë, më duket sikur s`do vdes kurrë. Ah sikur të ankorohesha aty mbi krahun tënd.

    Akoma po besoj në një mrekulli, edhe pse e di që mrekullinë e kam jetuar që kur të njoha ty, që kur bëmë fëmijët tanë. Ti je një në 1 milion, ti je burri im, dashuria ime.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.