• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për burrin e panjohur që na dhuroi një djalë


    Ti je një i huaj, por pa të cilin nuk do ta kishim djalin tonë të bukur. Pyes veten nëse mendoni ndonjëherë për fëmijët që sillni në botë. Pyes veten se çfarë ju shtyn për ta bërë këtë, veç ca pagesave më të ulëta të faturave. Vras mendjen për kushedi se sa jetë ke ndihmuar që të vijnë në jetë. Djali më ngjan shumë mua, po ty a të ngjan vallë? Ty të zgjodhën ata të klinikës sepse përshtateshe kaq shumë me tiparet e burrit tim. Ne dimë ca informacione bzë për ty, domethënë flokët e errët, sytë që i ke kaf dhe që djali i ka si ty, sepse unë i kam blu.

    Në fillim kërkova një dhurues që të ishte student, që të ishte i gjatë e që të kishte ca karakteristika nga këto, por ishte burri im ai që hodhi idenë për t`i ngjarë atij.

    Ty të pëlqejnë sportet dhe veçanërisht noti. Edhe mua dhe burrit tim. Ti je një njeri i qeshur, i lumtur dhe i besuar, siç na thanë në bankën e dhurimit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Edhe djali është shumë i qeshur dhe i dashur.

    Ti nuk je prindi ligjor i djalit tim. Ai ka dy prindër që e duan shumë, ama mua më pëlqen ideja që diku ka edhe një familje tjetër, familjen e atij burri me zemër të madhe që na dhuroi neve një fëmijë.

    Ndoshta pasi të bëjë 18 vjeç ai vjen dhe të kërkon. Më pëlqen fakti që ai do ta zgjedhë vetë se ç`do të bëjë.

    Dua të të them faleminderit që na dhurove një fëmijë dhe shpresoj që të të kthehet njësoj në jetën tënde kjo e mirë që bëre për ne.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.