• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër për babain tim që më dhuroi veshkën


    Unë kurrë nuk i kam treguar njerëzve se sa shumë i dua. Nuk i shpreh ndjenjat. Jam i qetë, i heshtur dhe ndonjëherë dukem si i painteresuar. E di që dhe ty s`të pëlqen shumë fakti që unë s`para flas. Ndaj edhe po t`i shkruaj të gjitha në letër, në këtë mënyrë të shpreh edhe mirënjohjen.

    Kur u sëmura për herë të parë dhe më çuan në spital, ti ishe njeriu i parë që mora në telefon. Ndoshta sepse e dija që mami s`do më përgjigjej në telefon, kurse motra ishte në punë. Ndoshta sepse ti je i pari që marr në raste emergjente. E dija që do vije atje dhe do më ndihmoje.

    Ndërkohë që vuaja çdo ditë e më shumë për javë të tëra, ti qëndroje i palodhur pranë shtratit tim, i dëshpëruar.

    Sëmundja e dëmtoi veshkën time dhe ti nuk u mendove dy herë për të bërë analizat e përshtashmërisë. Dhe ishe totalisht i përshtatshëm.

    Bëmë ndërhyrjen dhe kur u zgjova pas ca orësh isha plot energji, shumë më mirë se më parë. Mezi prita ditën e nesërme për t`u takuar me ty. U përqafuam në heshtje dhe e pyetëm njëri-tjetrin si ishim. Po kurrë nuk të thashë “Faleminderit”. Nuk e di përse.

    Kur njerëzit me pyesin rreth transplantim, unë i them gjithmonë që të jam shumë mirënjohës, por ty s`e di përse ende s`ta kam thënë.

    Ndoshta një ditë do ta lexosh këtë letër. Të jam përjetë mirënjohës. Djali yt.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.