• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një letër nga unë, gruaja e burrit të martuar me të cilin ti fle


    Kam dëgjuar që burrat tradhtojnë të gjithë. E bëjnë sepse gjithmonë ka një grua aty pranë të gatshme për t`ju ofruar. Si iu afrove? E gjete në një ditë të mërzitur? A ke respekt për veten, për nënën tënde, për motrat e tua, miqtë? Si mund të bësh seks me dikë të martuar prej 20 vitesh e që i ka fëmijët në moshën tënde?

    Ke menduar ndonjëherë sikur këtë gjë të ta bënte ty burri? Ose sikur ta bënte yt atë? Si do ndihej mamaja jote?

    Ti më vodhe kohën e burrit, energjinë e tij, vëmendjen e tij. Ç`të kam bërë unë. Ti i jep grave një emër të keq, të dobët dhe ke krijuar atë idenë që ne gratë mund t`u bëjmë gjithçka njëra-tjetrës. Ti dhe të tjera si ty.

    Të tha ai që të do? Se mua ka 20 vjet që më thotë se më do. Të puthi ty? Ai më puth mua ço ditë, edhe dje më puthi.

    E kupton pak që nëse s`do ishe ti për të do ishte një tjetër? Ai nuk të dashuron. Edhe pse martesa jonë ka problematikat e saj, nuk do ndahet nga unë për ty.

    Ti nuk duhet të jesh më pjesë e historisë sonë. Ti duhet të krijosh historinë tënde.

    Nuk e kuptoj si mund të flesh me të duke ndjerë erën e parfumit tim? Unë vazhdoj të jem me idenë që nëse bota s`do të kishte ty dhe të tjera si ty, burrat nuk do tradhtonin.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.