• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Një lajm i mirë, por edhe i keq për kremin e plazhit


    Më parë besohej se përdorimi i kremit anti-djegies ose siç e njohim, kremi i plazhit ndalon prodhimin e vitaminës D në momentin që ne e aplikojmë në lëkurë. Por tre studime të fundit kanë vërtetuar se në fakt nuk ndodh ashtu, ndonëse efekti ndryshon nga një person tek tjetri sepse varet edhe nga pigmenti dhe lloji i lëkurës.Të gjithë ne kemi nevojë për vitaminë D, pasi trupi e krijon si përgjigje ndaj rrezatimit ultravjollcë. Ne e marrim këtë rrezatim përmes diellit por kur dielli është shumë i fortë mund të shkaktojë deri në kancer të lëkurës.

    Lajmi i mirë është se ky krem nuk ndikon në sintezën e vitaminës D, që do të thotë mbrojtja e lëkurës është në nivel optimal edhe pse sqarohet nga studiuesit disa herë se varet nga lëkura dhe kujdes i madh duhet edhe ndaj ekspozimit të nishaneve në diell të fortë.Eksperimenti me tre grupe njerëzish në vende të ndryshme me temperatura të ndryshme, zbuloi se ata që përdorën krem me mbrojtjes SPF 15 kishin nivele më të larta të vitaminës D, që do të thotë niveli i vitaminës kryen rolin e saj për të mbrojtur lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

    Autori kryesor i studimit, profesor Antony Young, nga King’s College London thotë për Metro: Kremrat e diellit mund të parandalojnë djegien dhe kancerin e lëkurës, por ka shumë pasiguri rreth efekteve të kremit mbi vitaminën D të lëkurës. Studimet tona treguan se kremi nuk e parandalon sintezën e vitaminës D. Pra lajmi i mirë është që njerëzit mund të shijojnë diellin, dhe nga ana tjetër vitamina D të kryejë funksionin e saj./ Metro/ Tiranapost.al E.B

    Woman applying sun screen