Histori Personale

Një jetë për katër! Historia e vogëlushes Eleanor rrëfyer nga prindërit e saj dhe pse vendosën të dhuronin organet

Një jetë për katër! Historia e vogëlushes Eleanor

Historia e një vogëlusheje, organet e së cilës ndihmuan për ‘rikthimin’ në jetë të katër njerëzve. Prindërit e saj thonë se pavarësisht se ka vdekur, janë të sigurt që ajo i sheh nga lart dhe gëzon teksa sheh katër njerëz të tjerë duke jetuar.  Ishte mars i vitit 2009, çuam vajzën Eleanor në shkollë, e përqafuam, e puthëm dhe i uruam ditë të mbarë, siç bënim çdo ditë. Unë me burrin shkuam në punë dhe kishim bërë plane që në fundjavë të iknim diku me miqtë. Eleanor, 14 vjeç ishte një vajzë e talentuar. Të gjithë në shkollë e njihnin si vajza që buzëqeshte, që mësonte. Ishte nga ata tipa që gjithmonë kërkonte falje, që gjithmonë thoshte: Do të bëhet më mirë.

Në fund të  javës ne dolëm me miqtë dhe vajzën e dërguam tek gjyshërit. Aty pranë ndodhej edhe një shoqja e saj që do festonte ditëlindjen. Ne po gëzonim me miqtë derisa një telefonatë na tronditi. Na njoftuan se Eleanor kishte pësuar një aksident dhe se e kishin dërguar në spitalin Southend.  Telefonuam menjëherë spitalin për të zbuluar ç’kishte ndodhur, por nuk mund të merrnim ndonjë info më shumë. Thjesht na thanë të shkonim sa më shpejt të ishte e mundur.

U nisëm si të çmendur, duart më dridheshin po ashtu edhe burrit tim.  Shkuam në spital dhe aty zbuluam se vajzën e kishte përplasur një makinë që kishte humbur kontrollin. Ishte dëmtuar shumë…  Por fatkeqësisht pas dy ditësh, asaj i hoqën aparaturat, nuk kishte shpresa për të jetuar.  Në atë moment më vinin disa pyetje: Si ndodhi? Po tani? Si do ja bëj? Vërtetë na la? Si ndodhi, si arritëm deri këtu?  Ku isha unë?

Pas pak orësh, na thanë se organet e saj mund ti shërbenin dikujt tjetër nëse veprohet shpejt.   Pikërisht atë ditë, Eleanor i kishte thënë gjyshes se kur të vdiste, do i dhuronte organet e saj për ti dhënë jetë atyre që kanë nevojë. Në momentin që na pyetën, ne menjëherë thamë Po. Katër persona u shpëtuan nga organet e vajzës sonë, mes tyre dy nëna dhe dy vajza, nga dhurimi i valvulave të zemrës dhe veshkat.  Dhurimi i organeve është një temë që shumë as nuk duan tja dinë dhe as nuk e diskutojnë.  Por duhet. Në Angli ka rreth 150 fëmijë që po presin transplanto. 40 prej tyre kanë nevojë për zemër, dhe veshka.  Si një nënë që ka përjetuar humbjen kam një mesazh: Jepi jetë dikujt! Historia e marrë nga Metro, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Eleanor