Showbiz

Një jetë me Karl Lagerfeld!

Një jetë me Karl Lagerfeld!

Prej më shumë se 30 vitesh, Karl dizajnoi veshjet e një prej shtëpive të modës më të famshme në botë. Po flasim për Chanel, por nuk harrohet as kontrobuti i tij i jashtëzakonshëm edhe për marken prestigjioze Fendi. Karl Lagerfeld ishte nga ata tipa që veshjet i dizajnonte vetë, fotot më të bukura i realizonte vetë dhe eventet e reklamat i bënte po vetë, e në çdo cep ku qëndronte e punonte gjendeshin pafund libra, për modën dhe kulturën, e ndërkohë që sot fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeç për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe bota e industrisë së modës është futur në zi.

Lagerfeld in Paris in 1983 (Pierre Guillaud/AFP/Getty Images)

Është shumë e vështirë të përshkruash me fjalë për tipin dhe karaktërin e Karl Legerfeld.  Dhe një nga momentet më bezdisëse për të para gazetarëve ishte pyetja: Sa vjeç je? Jo sepse vitet ikin dhe Karl ndihej i vjetër, por sepse në të vërtetë Karl ka treguar se diçka ka ndodhur me dokumentet e tij para shumë vitesh. Karl ishte 80? 83? Vërtetë ka lindur më 10 shtator? Si është e vërteta?

The Evening Standard kujton momentin kur një gazetar e pyet Karl për moshën e vërtetë dhe ai përgjigjet: Nuk kam një të dhënë të saktë për ditëlindjen time sepse certifikata e lindjes u shkatërrua pas bombave që u hodhën në lagjen Altona të Hamburg gjatë luftës së Dytë Botërore II.

Ai e kishte shumë bezdi këtë gjë, dhe fundja nuk i bëhej vonë edhe të ishte 100 vjeç: Gjithsesi ndihem i ri, thoshte ai. Karl Lagerfeld vetë thotë se ka lindur në vitin 1935, por më vonë tha se kishte lindur në vitin 1938 por të dhënat e një qendre baptiste në Hamurg tregon se ai e ka regjistruar ditëlindjen në vitin 1933. Sido të jetë, në çdo vit ai e ka lënë një shenjë në botën e modës!

Related image

Karl lindi nga një familje e pasur, babai i tij ka pasur një fabrikë qumështi dhe me gruan e tij, me Karl dhe motrën e vogël jetonin bashkë në Blankenese të Hamburgut, që ishte dhe zona ku jetonin aristokratët.

Related image

Gjithçka në jetën e tij ndryshoi kur Hamburgu i Lagerfeld u bombardua në korrik të vitit 1944, e ndërkohë që familja e tij u shpërngul në Schleswig-Holstein. Aty e kaloi gjysmën e fëmijërisë dhe stili i veshjes u vu re që atëherë. Karl ishte gjithmonë ndryshe, me flokët e gjata që i mbante shpesh herë bisht.

Karli i vogël nuk ishte i zakontë si fëmijët e tjerë. Edhe para se të fillonte shkollën, mësoi vetë anglisht dhe frëngjisht, e ndërkohë që për orë të tëra skiconte. Ai preferonte më shumë të shkonte në muzeume sesa në shkollë. Mahnitej nga piktorët francezë. Dikur ai tha: Adhuroj gjithçka që është franceze, prandaj doja të shkoja atje dhe prandaj mësova frëngjisht kur isha i vogël.

Vitet kaluan dhe dëshira për tu shpërngulur në Paris u rrit më shumë. Pasi shkoi në një shfaqje mode nga Dior në Hamburg në vitin 1950, mendja e tij filloi të fluturonte dhe në vitin 1953 edhe nëna e tij u shpërngul në kryeqendrën e modës.

Image result for Karl Lagerfeld 1950

Shumë shpejt bëri një emër: në moshën 20 vjeç, fitoi vendin e parë në një konkurs të modës me një dizajn të një palltoje. Yves Saint Laurent gjithashtu mori pjesë, por përfundoi i treti.

Disa vjet më vonë, ai punoi me Pierre Balmain dhe Jean Patou. Në vitin 1963, ai u bë dizajner për herë të parë. E filloi me Chloe e më pas duke themeluar Total Look në vitin 1967, një bashkim me veshje dhe aksesorë. Fendi në Romë u impresionua me projektuesin e ri nga Gjermania, duke kërkuar një bashkëpunim mes viteve 1960 për koleksionin e tij me materiale të leshta dhe lëkure.

A woolen coat based on a 1954 design by Karl Lagerfeld in a 2015 exhibition (picture-alliance/dpa/Berg)

Deri në vitin 1976, Lagerfeld kishte fituar respektin dhe adhurimin e ndjekësve të modës, për shkak të stilit të tij të veçantë e frymëzues të shekullit 18, ndërsa syzet, flokët bisht dhe dorezat nuk i harronte kurrë.

Image result for Karl Lagerfeld

Hapin historik e mori në vitin 1983, kur pranoi ofertën e Chanel që të bëhej dizajneri kryesor. Ai dizajnoi veshje që i dhanë grave një tjetër pamje, një tjetër hijeshi, një tjetër lloj elegance, me pak fjalë, u dhuroi dinjitet.

Image result for Karl Lagerfeld 1950

Chanel pa Lagerfel ishte një gjë e pamundur. Por ai nuk u mjaftua me kaq. Në vitin 1984 krijoi etiketën e tij të quajtur Karl Lagerfeld, që ofron gjithçka nga moda e meshkujve dhe e grave si dhe rroba dhe aksesorë të fëmijëve. Suksesi e shoqëroi gjithmonë, dhe i tillë do vazhdojë të jetë: Ikonë! / Për Tiranapost.al. E.B

Image result for Karl Lagerfeld

Image result for Karl Lagerfeld

http://www.tiranapost.al/shprehjet-te-pavdekshme-te-karl-lagerfeld-qe-te-na-shoqerojne-gjithe-jeten/