Nën lupën e Stela Sallakut

Një javë pa kafeinë, pa xhinse, por me sfilata

Java për ne që merremi me modë filloi ditën e martë zyrtarisht, me ekspozitën e xhupave, veshjeve të skive dhe fustaneve të pazakontë Moncler. Këtë sezon, brandi i njohur për xhupat e ngrohtë dhe veshjet dimërore bashkëpunoi me 8 dizajnera të ndryshëm për të sjellë në jetë një koleksion me tre pjesë. Simone Rocha, Pierpaolo Piccioli, Graig Green ishin disa nga emrat e njohur, të cilët krijuan tre koleksione me tre koncepte të ndryshme për Moncler. Bashkëpunimi u cilësua si "disa mendje të shquara në dizajn, ishin në unison për krijimin e një koleksioni të ri të përbashkët, duke ruajtur individualitetin e gjithsecilit".

Epo mendova, me gjithë këto trende të reja shumëngjyrëshe, nuk dua të kufizohem tek xhinsi këtë javë. Ndodh që kur dita fillon herët, fatkeqësisht nuk të vijnë ide të reja në mëngjes. Thua "ah sa mirë që kisha ato xhinset kështu edhe ashtu, që më nxorën nga situata dhe sot". Dhe përfundojmë me një "uniformë" thuajse çdo ditë, e cila përbëhet nga denim dhe një t-shirt, ose këmishë. Vendosa të vë në punë krijimtarinë. Në vend të xhinseve të zbardhura vendosa të vesh pantallonat gri me kuadrate dhe xhepa. Këmishat denim i zëvendësova me këmisha krem, bluza florale dhe të verdhë pastel.

Më duhet të lë për disa javë dhe kapuçinon, edhe pse është pija e preferuar e mëngjesit, por e kam zëvendësuar dhe atë. Nuk ka qënë e thjeshtë të zgjohem dhe "bam" të më vijnë idetë, por me pak durim dhe me kërkim arrihet çdo gjë. Jua sugjeroj ta provoni dhe ju, javën pa xhinse, se për kafet nuk ju them dot gjë. Për këtë po ju jap disa sugjerime që më ndihmuan dhe mua.

1- Zëvendësoji me kostum

[caption id="attachment_188341" align="aligncenter" width="535"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

2- Një golf me pantallona me prerje lapsi

3- Fund me printe kafshësh dhe një këmishë ose bluzë

[caption id="attachment_188331" align="aligncenter" width="563"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

4- Fustan Kashmiri

[caption id="attachment_188334" align="aligncenter" width="466"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

5- Pantallona me prerje mashkullore

[caption id="attachment_188327" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

6- Fustan dhe këmishë/Tiranapost.al

[caption id="attachment_188333" align="aligncenter" width="531"] (Foto nga Pinterest)[/caption]