SPORT

Një italian, drejtori i ri i Partizanit

Klubi 15 herë kampion i Shqipërisë, Partizani, bën me dije se ka arritur marrveshjen me Antonello Preitin, i cili do të jetë në detyrën e drejtorit sportiv tek të kuqtë.

Preiti do t’i bashkohet skuadrës në datën 10 gusht në Itali, për të nisur zyrtarisht bashkëpunimin me Partizanin.

Prezantimi i drejtorit të ri të Partizanit do të bëhet në shtator pasi skuadra të rikthehet në Tiranë.

[caption id="" align="aligncenter" width="709"] Antonello Preiti[/caption]

Përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare si drejtues profesionist, Preiti ka qenë pjesë e mjaft klubeve të njohura në Itali, ku veçohen Atalanta, Venecia, Mesina, Udineze dhe Parma.

Ndërkohë, është zyrtarizuar edhe ndeshja e parë miqësore në tokën italiane, ku Partizani do të kryejë fazën përgatitore. Kështu, më 19 gusht, ora 20:45, në stadiumi “Liberati”, me një kapacitet prej 22 mijë vendesh, do të përballen Partizani dhe Ternana./ Copyright Tiranapost.al