Aktualitet

Një ishull dhuratë për gruan! Turi na habiti të gjithëve sot

Dasma e Turit dhe Orindës ka mbaruar, por jo dhuratat e dasmës. Dhe e dini ç’ishte? Një ishull privat vetëm për Orindën. Quhet Ishulli i Gjelbërt! Jo tamam, tamam si ai që ka blerë Leo DiCaprio, Mel Gipson apo Johny Dep...në të vërtetë ishte një grumbull gurësh afër bregdetit dhe gjithçka ishte e thënë me humor në foton e tij të postuar në Instastory, po siç thuhet në të tilla raste, rëndësi ka ideja.

Dhe tani të gjithë e kemi të qartë se ç’do të bënte Turi për Orindën po të ishte shumë i pasur. Kështu që Orinda....zëre se ta bleu ishullin!

orindaturi

/O.Zh/Tiranapost.al/