• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Një ish-komando në grabitjen e Rinasit? Pamjet filmike zbulojnë detaje të reja


    Një ish-komando dyshohet se është përfshirë në grabitjen e Rinasit. Sipas TvKlan, Admir Murataj dyshohet se ka bashkëpunuar më ish-komando të ushtrisë për të realizuar grabitjen e parave mesditën e 9 Prillit.

    Nga analizimi i pamjeve filmike, hetuesit kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë, kanë dyshime se një prej tyre është ish-komando.

    Bëhet fjalë për grabitësin që qëndron në krah të Admir Muratajt. Ekspertët i kanë shtuar dyshimet mbi ish – komandon nisur nga lëvizjet e tij. Ai mban pozicion trupor dhe armën në mënyrë të ngjashme me ato te forcave speciale të ushtrisë, megjithatë nuk dihet nëse ai u përfshi në shkëmbimin e zjarrit me policinë.

    Nga grabitja e Rinasit mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili ishte edhe organizatori i grabitjes./Referuar KlanTv/Tiranapost/A.C