Tech

Një hap larg të vërtetës së madhe...

Një hap larg të vërtetës së madhe...

Shkencëtarët janë një hap larg zbulimit nëse vërtetë ka jetë aliene në Mars, e ndërkohë që anija kozmike e Nasa-s InSight vazhdon të eksplorojë Planetin e Kuq. Sipas shkencëtarit Lewis Dartnell, pyetja një milion dollarëshe është nëse ka jetë të ngjashme si në tokë atje në Mars dhe nëse po, a është jetë aliane? Apo fundja është thjesht një trillim…

Në një intervistë për The Sun, Dartnell i cili dizajnoi disa pjesë të pajisjes që ndodhet në Mars, thotë se kemi një shans të madh për ta zbuluar, pasi sipas tij jemi një hap lart të vërtetës së madhe.  Ajo që nuk dimë tani është: A ka jetë në Mars dhe nëse po, a është e ngjashme me jetën në Tokë? A janë vërtetë Alienë? Apo thjesht atje gjërat funksionojnë ndryshe? Ne shpresojmë të gjejmë Hardy Bacteria, që janë organizma të vegjël të njohur si cianobaktere, pasi janë krijesat më rezistente në Tokë dhe nëse edhe atje ka, me siguri në Mars ka jetë dhe mund të jetohet. Por nuk mund të thuhet me siguri dhe ne këtë siguri kërkojmë...

Shkencëtari shton se gjëja që do e emociononte më shumë është të gjente diçka, ta sillte përmes anijes kozmike në tokë dhe ta studionte për të bërë zbulimin e madh./ Marrë nga The Sun/ Tiranapost.al.