• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Një grusht politiqenësh të korruptuar po shkatërrojnë ekonominë tuaj


    Nga Erion Braçe

    “GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, MË TË DHUNSHËM BËHEN!

    Siguria Publike është një e mirë publike; Rendi Publik është
    një e mirë publike; Drejtësia e barabartë për këdo është një e mirë publike;

    Imazhi i vendit është një e mirë publike;

    #ESHTEEKONOMI #ESHTEEKONOMIAJOTE
    Është sot, duhet të jetë edhe nesër! #JANETEARDHURATETUA #ESHTEPUNAJOTE
    Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero!

    Ama ekonominë tënde e godet! Mendoje pak,
    dy elementët kyc të ekonomisë gjatë vitit të fundit ishin:

    #INVESTIMETEHUAJA dhe #TURISTETESHUMTE

    Një grusht politiqenësh të korruptuar, tamam ata që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t’u mbrojtur, po shkatërrojnë ekonominë tuaj! Atë ekonomi që e keni ngritur vetë, me mund, djersë e sakrifica të ardhurat tuaja; Për të tjerët,
    atë ekonomi që ju jep punën e prej saj edhe të ardhurat e përditshme! Mos i falni këta fundërrina që
    nuk janë si ju, nuk kanë hall të nxjerrin fundin e muajit, të paguajnë rrogat e punëtorëve çdo fund muaji.

    Janë tamam politiqentë që as e vrasin mendjen për ekonominë tuaj, por po bejnë cmos të kenë ekonominë e tyre! Duan para më shumë, ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje sepse e dinë që ju s’i votoni me kurrë. Me dhunë!

    Me dhunë mbi çdo polic të shtetit të angazhuar për sigurinë publike, me dhunë mbi secilin prej jush,
    ekonominë tuaj e të ardhurat tuaja! Kur ndodh kjo, ligji duhet të mbrojë interesin publik! Ligji mbi të gjithë!