Aktualitet

Një fustan për punë, drekë, festë, takim, kafe, vizitë... ekziston vërtet? Po dhe e ka veshur Victoria, si përherë  

I gjatë deri poshtë gjurit, komod dhe i lehtë, esencial dhe super chic, elegant por edhe shumë praktik. Ekziston vërtet një fustan i tillë? Po, ky është identikiti i fustanit perfekt për vjeshtë-dimër 2017-2018. E ka veshur një nga ikonat tona të preferuara, Victoria Beckham, që për këtë stinë i paska lënë mënjanë pantallonat mashkullore (që janë gjithashtu trend) për këtë fustan longuette i destinuar për t’u bërë must have absolute i gardërobës femërore. Nëse gjithë kësaj liste i shton edhe faktin që ky fustan është ngjyrë bordeaux, ngjyra më e sofistikuar e vjeshtës, atëherë i kemi thënë të gjitha. Shiheni dhe vëmë bast që do ta dëshironi një të tillë.

Victoria Beckham, pastaj, na ofron një leskion stili jo vetëm për modelin e fustanit, por edhe për kombinimin. Në harmoni me trendet e stinës, fustanet bordeaux kombinohen me çizme të kuqe, duke krijuar kështu një look perfekt mes elegancës së një gruaje chic dhe prakticitetit të një gruaje dinamike dhe kontemporane. Ja pse ky ëhstë fustani që mund të vishet kudo. Më i bukur se kaq?