• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Një fshat në Zvicër ofron 53 mijë euro që të jetosh aty. Por ka ca kushte aspak të thjeshta


    E thënë kështu duket e çuditshme, por gjërat janë ekzaktësisht kështu. Ofrohen deri në 53 mijë euro që të jetosh në Zvicër… por le ta shikojmë për çfarë bëhet fjalë.

    Foto nga bigodino.it

    Një fshat i vogël në Alpet e Zvicrës ka mbetur me vetëm 240 banorë dhe është në rrezik të zhduket për shkak të emigrimit. Ndaj qeveria ka menduar të japë një kompensim financiar për ata që zgjedhin të shpërngulen drejt këtij fshati të vogël.

    Foto nga bigodino.it

    Nëse ke ëndërruar të jetosh në Zvicër, kjo është mundësia jote më e madhe. 25 mijë franga zvicerane ekuivalente me 19 mijë euro për çdo person të rritur dhe 8 mijë euro për çdo fëmijë që familja ka. Kushte është që të rriturit duhet të jenë deri në 45 vjeç.

    Foto nga bigodino.it

    Për pamje, nuk kemi ç`themi se fotot flasin vetë. Ka kishë, ndërtesa me vlerë historike dhe gjuhë zyrtare është ajo gjermane.

    Në verë ose në fundvit ka shumë turistë, por pastaj mbetet i zbrazët. Mungesa e banorëve i ka detyruar autoritetet të mbyllin edhe shkollën.

    Foto nga bigodino.it

    Kushti i fundit që duhet të plotësoni është të investoni në atë vend për një pronë deri në 150 mijë euro në mënyrë që të qëndroni atje jo vetëm gjatë verës dhe festave, por të jeni rezidentë për të paktën 10 vjet. Në të kundërt paratë që do t`ju japin, do jua marrin mbrapsht.

    Si të duket? Je gati?

    *Ky post u përshtat nga bigodino.it dhe është realizuar nga Fabjola Hije.