• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Një fjalë për fëmijët e Klodian Tanushit: Kur të bëheni prindër do ta kuptoni…


    Kryeministri Edi Rama përmbylli fjalimin për ceremoninë e lamtumirës së Majorit Klodian Tanushit, ndërsa shprehu dhimbjen për ngjarjen e rëndë dhe vlerësimin e tij për sakrificat dhe guximin e ushtarakut të ndjerë.

    Në fund të fjalimit, kreu u qeverisë i drejtohet me fjalë të ndjera fëmijëve të majorit, duke i thënë: “Një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar atë që babi juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë”.

    Deklarata e Ramës:

    Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për t’i dhënë lamtumirën një ushtaraku, prindër i tre fëmijëve, djalë i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit të FA të Republikës dhe bashkëshorti që u nda para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Është e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushim zbrazëtin e këtij momentin, që do të mbetet aty në zemrën e gruas së prindërve të afërmve dhe të gjithë shokëve. Shpresoj që prania jonë këtu së bashku me ju t’ju japë sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.

    Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të humbitnin. Me një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e rajonit. Ky është dhe thelbi i të gjitha misioneve jetëshpëtuese të forcave tona të armatosura si pjesë e aleancës së madhe të popujve dhe vendeve të NATO-s. Është më e lehtë të japësh jetën e njerëzve të dashur në çaste ekstreme.

    Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt, duke u përpjekur të sheshosh plagën e hapur të minave, ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën. Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e këtij misioni. Ai mund të kthehej të takonte fëmijët, të puthte dorën e nënës dhe mund të ishte në sytë e babait në një arsye të gjallë krenarie, por është kthyer i mbështjellë me flamurin kuqezi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkua në banesën e kombit. Një fjalë për tre fëmijët: Një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar atë që babi juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë”/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]