• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Një filxhan çaji jo vetëm për relaks, i bën mirë trurit


    Benefitet që sjell çaji i dimë, por një studim i fundit ka treguar se çaji ngadalëson procesin e plakjes. Sipas shkencëtarëve, konsumimi i rregullt i çajit, përveç se të ofron ‘rininë’ ruan edhe shendetin e trurit. Për të vërtetuar këtë u morën në studim dhjetra amerikanë, nga mosha 60 vjeç e më part. Atyre iu kërkua të kryenin disa teste, gjithashtu edhe skanime.

    Ata u pyetën se sa shpesh pinin çaj jeshil, të zi dhe kafe. Rezultatet treguan se ata që pinin çaj katër herë në javë për 25 vite kishin shëndet më të mirë të trurit, gjithashtu më rinorë në pamjen fizike, ndonëse ekspertët thonë se janë dhe faktorë të tjerë që ndikojnë si ushqimi dhe gjenetika. Doktor Feng Lei, thotë se rezultatet tregojnë se sa rëndësi ka konsumimi i çajit. ” Konsumoni një filxhan çaji në ditë, është e domosdoshme për një jetë të shëndetshme”.

    Anglezët e mbajnë rekordin edhe sot,  ata konsumojnë rreth 100 milion filxhan çaji çdo ditë, me 98% që e preferojnë me qumësht./ Tiranapost.al. E.B

    It's the perfect excuse to put the kettle on. For research has suggested drinking tea could be good for your brain and stave off age-related decline

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]