• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mbërritën sot në Gjykatën Kushtetuese. Vorpsi sqaron pozicionin e saj, Xhaferllari nuk komenton


    Një ditë pasi u betuan, njëra para një notereje dhe tjetra para kreut të shtetit, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari u paraqitën sot në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja anëtaret e reja të Kushtetueses konfirmohet nga mediat informative se shkuan sot në ambientet e gjykatës.

    Kur u pyetën nga gazetarët se cila prej tyre duhet të qëndronte në zyrë, Arta Vorpsi tha: “Jam në zyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa Xhaferllari nuk preferoi të komentonte.

    Pasi Ilir Meta refuzoi që ajo të bënte betimin në institucionin e Presidentit, Vorpsi u betua përpara noteres Miranda Xhemalçe, një ditë pasi kreu i shtetit deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për të. Betimin më pas raportohet se ia nisi kreut të shtetit me postë. Ndërsa për Xhaferllarin betimi u bë me ftesë të Metës në Presidencë mbrëmjen e djeshme.

    Presidenti Ilir Meta dekretoi të mërkurën Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi pas përfundimit të afatit 30 ditor të kreut të shtetit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED./ Tiranapost.al

    Kushtetuesja/ Arta Vorpsi bën betimin dhe ia dërgon me postë Presidentit Meta

    Foto/ Betohen tre anëtaret e Gjykatës Kushtetuese. Xhaferllari hedh firmën tek Meta, Vorpsi ia dërgoi me postë

    Fevziu-Metës: Kishit 30 ditë kohë për të zgjedhur anëtarin, tani kush është Vorpsi apo Xhaferllari?  

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post