Aktualitet

Një dietë edhe vegjetariane edhe proteinike? Mundet

Doni të humbni disa kile me nxitim, doni të ndiqni një dietë proteinike por jeni vegjetarianë? Apo thjesht doni të shmangni mishin? Ja si të ndërtoni një dietë proteinike vegjetariane pa mish e peshk, por me qumësht, vezë, djathë tofu, bishtaja e drithëra.

Para së gjithash duhet të dimë se cilat janë disavanzhet e dietës proteinike vegjetariane. Ajo nuk është tamam-tamam një dietë e ‘shëndetshme’. Duhet të pranojmë faktin që produktet me bazë yndyrnash shtazore në këtë dietë si vezët e djathrat, kanë një përmbajtje më të lartë kolesteroli se ato me bazë bimore. Kështu që mos u mbështetni shumë fort te këto dy ushqime.

Maksimumi hani një të verdhë vezë në ditë, por për një periudhë të limituar: 2-3 javë dietë. Përsa i përket djathrave, zgjidhni ato të lehta ose rikota dhe pini qumësht të skremuar.

Ndiqeni këtë dietë maksimalisht 3 javë. Si të gjtha dietat proteinike, do ta çonte  organizmin në alternime metabolike që mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin.

die1

Po avantazhet e kësaj diete? Dieta vegjetariane përfshin një regjim ushqimor shumë të pasur me antioksidantë, vitamina (C, betakaroten), acid folik, kalium e fibra ushqimore. Kujdes me përqindjet e fruktozës (sheqer) i gjendur tek frutat. Më mirë zëvendësojeni me perime.

Gjatë dietës vegjetariane, merrni edhe integratorë si hekuri, vitaminat B12 dhe aminoacide thelbësore për të rritur vlerën biologjike të proteinave. Ushqimet që mund të zgjidhni për këtë dietë proteinike janë: tofu, soja, vezët, proteinat pluhur të sojës, qumësht soje, jogurt soje, djathra të lehta, bishtaja.

Një shembull i menusë së dietës hiperproteinike vegjetariane:

Mëngjesi: Një lëng frulato me mollë, banane, qumësht soje ose biskota tërshëre dhe një lugë qumësht soje.

Paradite: Sallatë mikse, p.sh: portokall i prerë në kube, karota, domate dhe 50 gram kube tofu. Hidhini pak vaj ulliri,  kripë, piper dhe nëse ju pëlqen, pak aceto balsamike.

Dreka: 80 gram bollgur ose oriz integral të zier me 40 gram qiqra ose fasule e thjerrëza dhe një sallatë me domate, karota e kunguj. 30 gramë bukë integrale.

Pasditja: 40 gram bajame, kikirikë ose arra. Një gotë qumësht soje.

Darka: Dy hamburger soje ose integralë me brokoli. Ose një veza apo racion djathë tofu të shoqëruar me sallatë jeshile e 30 gram stika pishe ose arra, rukola, domate të thata, ullinj, karota e kunguj. Hidhini pak vaj, kripë dhe uthull balsamike.

 Pershtati/O.Zh/Tiranapost.al/