• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Një dedikim nga Saimir Tahiri për vdekjen e kryetares së FRESSH dhe një kujtesë për propozimin e tij


    Rajselda Hamza, kryetarja e FRESSH në njësinë administrative numër 6 në Tiranë, humbi jetën dje për shkak të një aksidenti me makinë. Incidenti i rëndë u shënua në aksin Tiranë-Vorë, ku viktima po udhëtonte si pasagjere në një furgon mallrash.

    Lidhur me këtë ngjarje edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bën një dedikim për të ndjerën, ndërsa kujton se propozimet e tij për ndryshimin e Kodit Penal për ashpërsimin e dënimit për aksidentet rrugore nuk janë votuar ende nga Parlamenti.

    “Te preu jeten ne mes nje aksident i mallkuar. Punuam gjate bashke, e tani jam pa fjale! Shpikim aq armiq ne te gjalle, sa harrojme armiqte e vertete qe na marrin jeten, perdite. Te ndritte shpirti Rajs! Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugeve te Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemte qe kane lene jeten rrugeve nga aksidentet, per ta miratuar nje here e mire, perpara se kercitja e vdekjes ne rruge te na vije te pragu i shtepise”, shkruan Tahiri në një postim në Instagram.

    Kujtojmë se prej tij janë 4 nene të reja të propozuara në Kodin Penal, ku sipas tyre do të quhet “vrasje rrugore” kur në aksident është verifikuar :
    A. Përdorim i pijes alkolike dhe substancave narkotike
    B. Nëse drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidenti i faktohet shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
    C.Nëse aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq.
    D.Nëse aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar dhe drejtuesi i mjetit që shkakton aksident lëviz në krah të kundërt./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post