• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Kontribues Të gjitha

    Një bust për Simbën e “The Lion King”


    -Babi, atëherë do të jetë imja mbretëria?

    -Jo, Simba, nuk është e jona. Ti do kesh detyrën ta mbrosh.

    Jam në TEG, duke pirë një Fanta të ftohtë dhe po shkruaj disa rreshta për “The Lion King”, filmin për fëmijë që e duan të gjithë të rriturit dhe që duhet të futet në programet mësimore dhe ata që do bëhen pas 25 vjetësh politikanë e që do e bëjnë Shqipërinë, ndoshta.

    Një film nuk mjafton, por si të brumosesh në vegjëli, vijon në rini e pleqëri.

    Jo më kot regjimet më autoritare të njëherë e një kohe, të djeshmet, të sotmet, kanë luftuar me çdo mjet njerëzit e fletoreve, mësuesit, poetët, shkrimtarët, gazetarët. Dikur i burgosnin, i përndiqnin nga atdheu, u shkatërronin jetën. Sepse leksionet dhe ndikimi që mund të ketë një dialog nga një libër apo nga një film a serial është më i fortë sesa çdo propagandë. Një poezi, një letër, një roman, një status sot kanë fuqi për të të lëvizur zemrën nga vendi.

    Kështu, “Mbreti Luan” dhe historia me vëllain xheloz, hileqar, tradhtar dhe në fund vrasës, koalicioni me hijenat që nuk iu ngopet kurrë barku, shkretimi i mbretërisë, luanët që prisnin në radhë pas hijenave për t’u ushqyer dhe thirrja e Simbës së vogël, që për një çast zgjodhi jetën Hakuna Matata (ose sic themi ne, rrugën ‘futi një mendje të lehtë)’, janë reale në rrugën e gjatë të legjendës personale të çdo njeriu që vjen në këtë botë.

    Politikanët e sotëm janë ende pjesë e teorisë së madhe shqiptare ‘ai që të rreh, të do’ dhe njeriu e ka të pamundur të luftojë me veten. Mund të luftojë me gjithë botën, por ajo ç’ka mësojmë fëmijë na përndjek, për mirë a për keq.

    Prandaj, “Lion King” nuk është thjesht një film me një moral me fund të bukur, është më shumë, është abetare për pushtetin, kudo që mund ta kesh, në qeverinë e vendit tënd, në kompaninë tënde, në kafen tek cepi i rrugës, në treg, me të dashurin/dashurën, me familjen, me fqinjin

    Dhe jo vetëm ta futim film shkollash në fillore, por edhe t’i ngremë Simbës dhe baba Mufasës një bust/Tiranapost.al

     

    *Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post