Showbiz

Një blogere e re lindi: Ajo është e veçantë, shtatzënë, na flet në Youtube dhe nuk është e panjohur

Një blogere e re lindi: Ajo është e veçantë,

Në fund të sezonit të shkuar televiziv, vajza e ëmbël e My Living Brunilda Lahe na njoftoi që do mungonte në ekran për shkak se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Por një projekt mbaroi dhe një tjetër sapo ka nisur për Brunildën: në platformën YouTube ajo tashmë po bën bashkë që nga ajo për të cilën ka studiuar, psikologjia, atë që ka bërë këto vite, gazetarinë, dhe pritjen e ëmbël.

https://www.instagram.com/p/B1EuJP8AU8f/

Në një spot krejtësisht të veçantë, ku Brunilda tashmë jo me një trupë xhirimi por me një apart që e monton vetë, na ka njohur me projektin e saj të ri, ndarjen e kësaj përvoje të bukur të jetës së saj me të gjithë. Nuk është blog i tipit fotografo dhe xhiro gjithë ditën çfarë po bën e çfarë po ha, jo, Brunilda është gazetare ndaj dhe si emisionet e veta edhe këtu do të flasin specialistët, psikologët, e shumë personazhe...."Nuk marr përsipër të jem një model, thjesht të ofroj  eksperiencën dhe përjetimet e mia të vërteta", ka thënë Brunilda që në këtë promo ka rrëfyer edhe se si kjo shtatzëni ishte e dëshiruar prej dy vitesh, por edhe pasiguritë dhe mosbesimin që ka kaluar në këto dy vite, këshillimin mjekësor dhe lajmin e pritjes së një vajze... Pastaj ka folur për prollemet e para, problemet e muajve të fundit, të gjitha me filmime në ambiente private.

https://www.instagram.com/p/B0qwPLPAbTe/

Një program pra që premton vërtet shumë, që mund të ndiqet në YouTube në kanalin e Brunildës. Jo vetëm për mamatë në pritje, për ato që kanë kaluar përvoja të ngjashme, por edhe për shumë të tjera që planifikojnë të bëhen me fëmijë. Mbi të gjitha është një blog kaq ndryshe! Si vetë Brunilda Lahe/Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=Oi5VNeVDxqs&t=2s