Lifestyle Te gjitha TIP top

Një baba rezervoi 6 bileta avioni për t’i kaluar Krishtlindjet me të bijën


Është histori e tre javëve më parë, por gjithsesi frymëzuese. Kur Hal Vaughan mësoi se vajza e tij stjuardesë, Pierce do punonte natën e Krishtlindjes, vendosi t`i bashkohet asaj në çdo fluturim vetëm që ta kalonin bashkë festën.

Nëse një prej pasagjerëve që ish ulur pranë Hal nuk do ta kishte ndarë këtë histori me miqtë e tij në Facebook, askush s`do ta dinte.

(Postimi i Mike në Instagram)

“Kisha kënaqësinë të ulesha afër me Hal në udhëtimin tim kur po kthehesha për në shtëpi. Vajza e tij ishte stjuardesë dhe duhej të punonte për Krishtlindje. Hal vendosi ta kalonte atë ditë me të. Kështu që rezervoi nga një biletë për secilin fluturim. Çfarë babai fantastik”, shkruan Mike Levy bashkëudhëtari i Hal.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.