Lifestyle Te gjitha TIP top

Një 7-vjeçar i dërgon kartolinë të atit në parajsë, pastaj merr një përgjigje prekëse


Babai i një djali 7-vjeç ka vdekur vite më parë, por i biri mendon se i ati e shikon nga lart. Në ditëlindjen e babait, vogëlushi Jase vendosi t`i dërgonte një kartolinë urimi në parajsë. Po në faqe të parë, i vetëdijshëm për destinacionin e pazakontë ku po e niste letrën, pyeste postierin: “Zoti postier, a mund ta çosh këtë letër në parajsë për ditëlindjen e babit tim? Faleminderit”.

Publiée par Teri Copland sur Dimanche 17 août 2014

Pas disa kohësh postieri nga Royal Mail iu përgjigj: “I dashur Jase, ndjej që duhet të të sqaroj rreth vështirësive që hasëm gjatë dërgimit të letrës suaj në parajsë. Ishte e vështirë të shmangie yjet dhe objektet e tjera të galaktikës për të mbërritur në parajsë. Vetëm të them se duhet të jesh i sigurtë që kjo letër mbërriti në destinacion. Do vazhdoj të bëj të pamundurën për të dërguar letra në parajsë.

Sinqerisht, Sean Milligan”.

Publiée par Teri Copland sur Mercredi 28 novembre 2018

Publiée par Teri Copland sur Mercredi 28 novembre 2018

Letrën e djalit për postierin dhe letrën e postierit i ndau e ëma e Jase, Teri në Facebook duke shkruar: “Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se sa i emocionuar është ai duke menduar që i ati e mori kartolinën. Faleminderit, kjo nënkupton botën për të”.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.